Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin Infektiv se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”. Ai tha se vaksinat për mjekët do të nisin prej muajit Janar. Rama u shpreh se edhe shtetet e mëdha po marrin më pak doza se kishin premtuar për vendet e tyre kjo për shkak se SHBA e ka bllokuar eksportin e dozave.
“Edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ishte parashikuar. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe shifrat janë shumë më pak se kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompaninë e Pfizerit jemi shumë afër edhe me AstraZenec-ën dhe Modernën.
Dhe pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtetet e tjera. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne. Kemi shumë besim që për ekipin e Infektivit që do të jetë i pari që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.
Do të financojmë një projekt te stadiumi te Air Albania për të vendosur ekipin që do të bëjë vaksinën. Pasi thuhet se vaksina duhet të bëhet në mjedis të hapur. Në javën e parë të Janarit do e kemi gati. Shumë shpejt do fillojmë me vaksinim. Do vazhdojmë me të gjithë mjekët, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Të gjithë thonë se në Mars-Prill dozat do vazhdojnë jenë shumë dhe do ketë dhe teprica”, tha Rama./mv.abcnews.al