Rama uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

schedule09:42 - 15 Qershor, 2018

schedule 09:42 - 15 Qershor, 2018

Besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte festën e Fitër Bajramit.

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto të Xhamisë së Namazgjasë, që është drejt përfundimit të punimeve, duke uruar në këtë mënyrë të gjithë besimtarët.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj Gëzuar Bajramin”, shkruan Rama.

Mëngjesi i kësaj të premteje mblodhi mijëra besimtarë myslimanë në faljen e Fitër Bajramit.

Prej disa vitesh në Tiranë, faljet në festën e Bajramit kryhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, por shumë shpejt pritet të përfundojë dhe Xhamia e Namazgjasë, e cila është parashikuar që do të përmbushë edhe këtë nevojë të rëndësishme të besimtarëve, siç është falja./abcnews.al