Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe tek sfida e të rinjve dhe punësimi i tyre duke u shprehur se universiteti duhet t’i shërbejnë qeverisë me analiza studime dhe jo më vetës së tyre.
“Sot ne po përballemi me një numër kërkesash nga universitetet për të shtuar programe, por kujt i shërben shtimi i këtyre programe përveç rritjes së të ardhurave të universiteteve që të shtojnë numrin e studentëve. Është shumë e lehtë të shikosh efektin negativ për këta të rinj.
Autonomia nuk është vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Kujt i shërben sot universiteti i Gjirokastrës përveçse trupës që merr tarifat dhe përballet sot me rënien drastike të numrit, sepse me ato programe nuk gjen dot punë. Këtu universiteti duhet të mendojë se si të përballojë kërkesën që vjen nga tregu i punës.
Nëse ne flasim për turizëm dhe të rinj që nuk duhet të kenë alternativën e parë ikjen kjo lidhet edhe me çfarë është oferta jonë ne aspektin e profesioneve dhe dijeve që kërkon tregu. Nuk kemi kërkesa për të rritur programe si IT, por kemi kërkesa për të shtuar programe dekash që një pjesa e madhe është ezaururar për këtë fazë që kërkon edhe në Universitetin e Sarandës është e njëjta gjë”, tha Rama.
Sakaq Rama tha se shëtitorja në këtë qytet pritet të jetë gati për sezonin turistik, ndërsa shton se disa zona ende janë të paprekura dhe pritet të transformohen.
“Sfida jonë është si të rrisim përmbajtjen dhe cilësinë duke i dhënë njerëzve arsye për të qëndruar më shumë. Sot ka ende territore ku progresi nuk është i prekshëm”, tha Rama.
/abcnews.al/

