Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria Tiranën, Rama Bashkinë/ Kryeministri: 83 mandate, një arsye më shumë për të fjetur më pak

schedule13:11 - 4 Korrik, 2025

schedule 13:11 - 4 Korrik, 2025

Kush zapton hapësirën publike do të përballet me forcën e ligjit.  Ky është ultimatumi i kryeministrit Edi Rama për bizneset apo pranarët e pallateve të cilët u marrin para qytetarëve duke shfrytëzuar pronën publike. Shefi i qeverisë tha se individët apo subjektet kanë dy javë kohë për të liruar hapësirat, përpara se deputetët, e angazhuar prej tij, të kthehen në selinë rozë me zonat problematike.

Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.

Rama tha se besimi që I dhanë qytetarët më 11 maj duhet të shpërblehet me punë dhë shërbime, duke i tërhequr vëmendjen edhe të tijve që të jënë të pranishëm në terren.



83 mandate janë një arsye më shumë për të fjetur dhe më pak se ç’kemi fjetur, kush në fakt nuk ka fjetur, se ka pasur nga ata që kanë fjetur, edhe nuk e kanë prishur gjumin fare për hir të të vërtetës, por kjo është një histori tjetër dhe brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete.

Kreu i qeverisë shpjegon edhe arsyet se përse e ka marrë nën mbikqyrje Bashkinë e Tiranës, ku në 11 maj, kryesoi edhe listën e kryeqytetit.

Arsyet që dihen dhe nuk dua t’i komentoj. më kanë bërë që të jem shumë më pranë Tiranës, të jem shumë më pranë banorëve, marr shumë më tepër se ç’kam marrë deri para disa kohësh; edhe mesazhe, edhe ankesa, edhe kërkesa dhe e kam shumë, shumë të fortë detyrimin që në radhë të parë në Tiranë, në Vlorë, në Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht, të jem të jem gati për t’iu dhënë përgjigjen që ata kërkojnë dhe mbi të gjitha, përgjigjen që është një përgjigje e interesit publik të përbashkët, e interesit komunitar të përbashkët

Përvec Tiranës dhe Vlorës, Rama do të zhvillojë takime edhe në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!