Rama u jep çelësat e shtëpive 28 familjeve në Baldushk: Nuk do paguajnë asnjë qindarkë!

schedule17:56 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 17:56 - 19 Dhjetor, 2022

Kryeminstri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Baldushk, ku 28 familje kanë marrë çelësat e banesave në kuadër të procesit të rindërtimit.

Rama vuri në dukje se provat janë të dukshme dhe jo në fotografi, por shtëpi reale ashtu siç ishin premtuar. Kryeministri theksoi se familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për këto banesa, të cilat po i rimarrin më “të forta dhe të bukura” pas tragjedisë së tërmetit.

“Ka qenë një punë jo e lehtë. Janë bërë investime të mëdha dhe kanë ecur me ritme të ndryshme për shkak se edhe konteksti ka qenë i ndryshëm. Është kënaqësi që para një tjetër viti të ri në zonën e Baldushkut përmbyllet plotësisht procesi i rindërtimit. Vitin e ri do ta festojnë përfundimisht në shtëpinë e tyre. Provat e prekshme siç janë këto shtëpi që nuk janë projekte, nuk janë fotografi, video, por shtëpi reale, tregojnë atë që ne jemi zotuar që në krye të herës, që të gjithë ata që humbën shtëpitë në tragjedinë e madhe të tërmetit do të rimarrin shtëpi më të forta më të bukura edhe më të mëdha dhe akoma më e rëndësishme do i marrin pa paguar asnjë qindarkë dhe pa i pasur borxh asnjë qindarkë shtetit. Ky është program i rindërtimit në Europë”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!