Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Votoni pasaportën europiane”/ Rama të rinjve: Bëhuni pjesë e historisë, zgjidhni BE

schedule15:42 - 24 Prill, 2025

schedule 15:42 - 24 Prill, 2025

Ndalesa e rrudhës e Edi Ramës në turin e takimeve elektorale ishte Belshi, i shndërruar në destinacion turistik jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.

Duke sjellë në vëmendje transformim e këtij qyteti, kryesocialisti u kërkoi votuesve për herë të parë që më 11 maj të bëhen pjesë e historisë dhe të zgjedhin Bashkimin Europian.

“Nuk të vjen në jetë çdo ditë, çdo vit, në çdo zgjedhje kur ke mundësi të votosh, rasti që të jesh pjesë e një historie. I erdhi gjeneratës së re të vitit 90, dhe sot i ka ardhur gjeneratës suaj, por nëse gjenerata e viti 90, pati mundësinë që të bëj një kapërcim të madh nga diktuara në liri, ju keni mundësi të bëni dhe kapërcim edhe më të madh. Nga Shqipëria gjeografikisht në Europë, në Shqipërinë në BE”, tha Rama.

Pikërisht të rinjtë thotë Rama do të jenë edhe përfituesit më të mëdhenj të benefiteve që sjell pasaporta europiane.

“Nëse hyni në BE, nuk jeni më thjesht qytetarë të Shqipërisë, apo europianë që jeni lindur e rritur në mes të Europës, por që nuk hyni dot në BE pa kontrolle, e kur hyni jeni të huaj, kurse kur qëndroni atje kërkoni azil, si njerëz që ikin kushedi pse e të tillë numëroheni. Kurse në BE mund të lëvizni ku të doni, të jetoni ku të doni, të punoni ku të doni dhe ku jetoni në perimetër më të madh”, përfundoi kryeministri.

Pas Belshit, Rama u ndal edhe në Gramsh. Përpara mbështetësve, kryesocialisti foli për drejtësinë, për të cilën tha se do të jetë e garantuar kur Shqipëria të jetë pjesë e BE. Dhe këtu, një koment e kishte edhe për opozitën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!