Kryeministri Edi Rama vijon me komentet sqaruese për votën kundër të maxhorancës ndaj rezolutës së Srebrenicës, propozuar nga deputetët e “Rithemelimit”.
Këtë herë,kreu i qeverisë ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku tregon sesi ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë?
Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara??”, shkruan Rama.
Lexo edhe: Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar
Shumica socialiste ngriti dje në Kuvend kartonët e kuq ,duke rrëzuar propozimin e deputetëve të Rithemelimit të PD për një rezolutë që dënon krimet serbe në Bosnjë. Sakaq, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vota kundër nuk a të bëjë me çështjen, por se ata janë të vendosur të mos pranojnë asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. g.v/abcnews.al