Teksa vetëm një ditë më parë Gjyqtarja e gjykatës civile Klorinda Çela, e cila është shkarkuar nga vettingu, u kallëzua në SPAK nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek një problematikë në sistemin në Drejtësi.
Rama ka dhënë sërish një rast konkret duke thënë se në kantierin e ndërtimit nr 2 në Laç, ka pasur një problem për shkak të pengimit të ndërtimit të banesave.
Sipas kreu të Qeverisë, këta gjyqtarë në sistemin e drejtësisë janë shëmbëlltyra më e shëmtuar.
“Rindërtimi po ecën. Po kthejmë me krenari në shtëpitë e reja shumë familje. por procesi vazhdon. kemi kantiere të mëdha të hapura në Tiranë. Kombinati ka marrë një kohë më të gjatë për shkak të problemeve të pronësisë, ndërsa te 5 maji procesi është i liruar. Kemi lagjen e re në Krujë që më në fund ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë. Kemi Laçin 2 kur edhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat më të shëmtuara të përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vettingun. Nuk po zgjatem më shumë se është një episod i shëmtuar që të dali njerëz me cekimin e drejtësisë dhe të pengojnë ndërtimin e banesa. Të gjitha të dhënat flasin për fuqizim të ekonomisë. Rritja është shumë e lartë se ajo që do të konsiderohej natyrale për shkak të rënies së mëparshme.” tha Rama. /abcnews.al/