Kryeministri Edi Rama i është drejtuar elektoratit “gri” të pavendosur ende se kë do zgjedhë për të votuar në 25 Prill të vendosë për palën që ka bërë më shumë për vendin. Rama solli në vëmendje disa krahasime mes individësh që vijnë nga parti të ndryshme por nuk kanë kualifikimin e duhur për të mbaruar punët për të cilat kemi nevojë.
“Është shumë e lehtë të ndërtojmë një ekran ku figurat të bashkangjiten me momente shkatërrimesh, Nëse pyesim veten se çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz për t’i besuar këtë program rindërtimi dhe këtë proces transformimi nga I cili siç e kemi thënë ne po dalim më të fortë. Është e pamundur. Më lejoni t’i them atyre që janë të pavendosur dhe thonë më mirë të mos votosh fare. Pyetja ime është e thjeshtë.
Nëse keni nevojë për një mjek dhe mjeku qëllon të jetë socialist, t’i përkasë një partie tjetër nga partia juaj dhe aty pranë keni një veteriner demokrat, kë do merrni për të afërmin tuaj, kë do merrni veterinerin apo mjekun. Nëse keni problem me dritat ose ujin dhe elekriçisti dhe hidrauliku I përket partisë së Edi Ramës që nuk e shihni dot me sy por kanë mjetet për problemin tuaj dhe ndërkohë aty pranë është një marangoz I partisë suaj do merrni marangozin për problemet elekrike?
Po nëse do I mësoni fëmijës anglisht dhe mësuesi është I partisë së Edi Ramës dhe aty keni një mësuese arabishte, do merrni atë apo të anglishtes? Pse nuk qenka e njëjta gjë kur zgjedh kë të marrësh apo të mbash në punë për të gjitha punët e familjes suaj. Çfarë rëndësie ka se çfarë jam unë se çfarë partie përfaqësoj unë nëse I kemi dhënë provat de nuk ka parti tjetër që arrin të bëjë punën tonë kur pllakos pandemia. Nuk do të ketë asnjë rëndësi. Ky tifozllëk na ka mbajtur mbrapa. Ky tifozllëk nuk mund të ndërpresë punën që kemi nisur”, tha Rama./mv.abcnews.al