Rama “thumbon” Tritan Shehun në Gjirokastër: Kam merak mos këput ndonjë gjë

schedule09:41 - 6 Shkurt, 2021

schedule 09:41 - 6 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër uk ka lënë pa thumbuar edhe kundërshtarët politikë. I pyetur nëse do të ndikojë spitali i ri në Fier në statusin e spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Rama kërkoi që të mos dëgjojnë Tritan Shehun, i cili është drejtuesi politik i demokratëve në këtë qark.

Lexo edhe: Rama nga Gjirokastra: Ka ende shumë punë për të bërë, qeveria s’ka shkop magjik

“Nuk ka lidhje. Ju keni edhe Tritanin këtu. Unë kam vetëm një merak për Tritanin. Kam merak mos këput, ca këputet këtu nga tundja  e kokës kur dëgjon shefin. E shikoj që ka një tundje koke intenisve kur flet lule dhe them mos se do bëjë ndonjë këputje. Ju dëgjojeni Tritanin për relaks”, tha Rama, ndërsa nuk la pa “ngacmuar” edhe gjirokastritët.

“Si nuk na keni vënë një ujë këtu përpara. E keni bërë tamam si gjirokastritët. Bëj shaka”, tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!