Nga Ahmet Zani
“Shtetit i kërkoj vetëm shtëpi. Thotë Edi Rama jam baba juaj ai është qeveria shteti. Nuk na ka ndihmuar”. Prej më shumë se një viti prisnin që banesa e tyre të riparohej apo të ndërtohej një e re po kjo nuk ka ndodhur ende. Kanë humbur shpresat dhe janë në kërkim të një kontejneri. “Dua një kontejner” është kërkesa e tyre.
Banesa e familjes Prrini në Mazhe Kodër të Krujës u dëmtua si shumë të tjera nga tërmeti i 26 nëntorit të një viti më parë. Një pjesë e saj është shembur. Po pjesëtarët e saj nuk e braktisin për shkak se janë të varfër dhe nuk kanë ku të strehohen. “Ku të shkoj?”. Gdhihen e flenë me frikën se lëkundet e tjera të tërmetit që kanë qenë të shpeshta gjatë këtij vit mund ta shembin totalisht banesën.
“Gjithë natën zgjuar”. Kur moti përkeqësohet shiu ju hyn brenda dhe ju dëmtohen sendet apo librat e shkollës së fëmijëve. Zonja tregon se për të jetuar marrin dhe ushqime me listë. Ndërsa kryefamiljari me lot në sy thotë se e ardhmja e dy prej vajzave që jetojë me të është e pashpresë.
Banorët e kësaj shtëpie janë të izoluar pasi për të shkuar në qendër të fshatit duhet të ecin rreth 45 minuta, pasi nuk ka rrugë. Për këtë arsye dhe një çadër që përfituan nuk e ngjitën dot në kodër.
Në Mazhë të Krujës si kjo familje ka me dhjetëra që po presin të përfitojnë prej më shumë se një vit një banesë që mos ju rrezikohet jeta./ db/Abcnews.al