Rama tërhiqet nga vendimi për rritjen e energjisë, Meta: Shteti ka rënë, u shpall mosekzistenca e ERE-s

schedule11:51 - 30 Shtator, 2022

schedule 11:51 - 30 Shtator, 2022

Teksa ERE kishte marrë vendim që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se kryeministri Edi Rama është tërhequr.

Fasha synonte që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalonin  këtë kufi dhe konsumonin  afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguanin  me çmimin real çdo kw mbi kufirin e 800 KwH.

Ish-Presidenti Meta në një konferencë për mediet deklaroi se ky vendim konfirmoi mosekzistencën e institucioneve të pavarura që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe konsumatorit.

Meta: Cilin vendim? Ky vendim i marrë , i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon dhe një herë që nuk ekziston shteti i së drejtës, që nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe konsumatorit. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Me të dyja këto vendime, sidomos me këtë të sotmin, është shpallur mosekzistenca e ERE-s. ERE jo vetëm që mori një vendim siç ia çoi qeveria përmes KESH-it, por tani ky e zhbëri ERE-n pasi një vendim të tillë duhet ta merrte ERE. Shteti i së drejtës ka rënë, kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator që provokon qytetarin, taksapaguesin, shtresa të tëra në rast se ata nuk reagojnë.

<iframe width=”1280″ height=”720″ src=”https://www.youtube.com/embed/U-jIJScmrUE” title=”Rama tërhiqet nga vendimi për rritjen e energjisë, Meta: Shteti ka rënë| ABC News Albania” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Meta paralajmëroi sërish protesta nga ana e opozitës pasi sipas tij vetëm kur ngrihen qytetarët ulen çmimet./Abcnews.al/