Rama: Teatri Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm, por fëmija bastard i autorit dhe autores

schedule13:57 - 21 Maj, 2020

schedule 13:57 - 21 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend u shpreh se teatrin e ka pushtuar politika për teatrin.

Gjithashtu ai theksoi se Teatri Kombëtar nuk ka qenë në listën e Monumenteve Kulturore, ndërsa u shpreh se ndodhet në atë pozicion për të bërë më të mirën për qytetarët.

“Faktikisht godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit, por fëmija bastard i autorit dhe autores“, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama: 

Çdo njeri ka një dobësi dhe dobësitë njerëzore dalin me shpirtin dhe kur dobësia mbi të gjitha vjen gjumi, dhe kapesh në gjumë teksa sheh që kalaja ka rënë ka dhimbje, ka dhimbje, ka dëshpërim dhe është dëshpërim i pangushëllueshëm sepse ngushëllohet dëshpërimi i atyre që humbin një betejë që kanë përcaktuar rrugën dhe objektin.

Lexo edhe: Rama ironizon kërcënimin e Kryemadhit për ngrënien e veshit: Do i hanin veshin ndonjë pacienti

Habitem si nuk na kanë njohur akoma dhe si nuk na njeh akoma se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Dikush më çoi një mesazh dhe më tha: “si nuk u lodhe për 21 vjet derisa e prishe”.

Unë nuk kam ardhur në politikë për kap ca të kapësh por për të bërë më të mirën, nuk jam i mirë për konsensus. Duke u kthyer tani tek dhimbjet e lëndimet ja vlen të vazhdohet dhe se shumëkush nuk ka lidhje fare edhe me ata që kështjellën e hipotekuar dhe të zënë me forcë për dy vjet e gjysmë, do thonë pse shkoni i bini një godine të vjetër bota i ruan, kjo kërkon shpjegim, së pari kam një pyetje?

A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik dhe që është shitur edhe në media dhe në mediat e huaja nuk është realizuar kurrë, a e dini ju që autori nuk e ka njohur kurrë. Sepse ai projekt nuk përfundoi se u ndërpre nga lufta.

A e dinë që në parqet e Tiranës në kopshtet e Tiranës u mboll grurë atë kohë? Në atë kohë rendi autokratik që u vendos nga regjimi që na shkurtoi fondet dhe thjeshtoi drastikisht.

Faktikisht godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit, por fëmija bastard i autorit dhe autores.

Ishte vepër e mbretërisë thonë mustaqet, po por u ndërpre nga lufta dhe vepra kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjithë ekspertizat e mëpasshme për tu futur në listat e monumenteve të kulturës kombëtare.

Këtu kemi qenë kur qeveria e atyre që sot ka rënë nga faja nga fiku dhe tani është këputur llastiku ishte angazhuar për ta ndërtuar teatrin kombëtar te Piramida.

Unë nuk jam rrugaç, vetëm rrugaçët e përdorin foltoren për të sulmuar njerëz me emër e mbiemër si biznesmen dhe investitorë”, u shpreh ai.