Rama ironizon kërcënimin e Kryemadhit për ngrënien e veshit: Do i hanin veshin ndonjë pacienti

schedule14:21 - 21 Maj, 2020

schedule 14:21 - 21 Maj, 2020

Kryeministri Rama ka folur gjatë seancës së sotme në Kuvend me tone të ashpra për shembjen e godinë së teatrit.

Në fjalën e sotme ai përmendi amanetin e aktorit Kadri roshi dhe naim Frashëri ku ky i fundit sipas kryeministrit, ka humbur jetën si pasojë e një ftome të marrë gjatë punës së tij.

Kryeministri Rama ironizoi kryetaren e LSI Monika Kryemadhi ku kjo e fundit dy ditë më parë tha se do i hante veshin.

“Ku kishte për minjtë e Tiranës vend më perfekt. Në cilin vend në botë ishte njëlloj si artisti i popullit. Artisti i popullit recitonte, luante dramën e madhe të shoqërisë, miu lëvizte në këmbët e tij dhe i bënte karshillëk figurantëve të tjerë të kopesë së minjve poshtë këmbëve të spektatorëve. O do i hanin veshin ndonjë pacienti ose do i kapte ftoma”, tha ndër të tjera Rama.

I madhi Kadri Roshi sot që ju sheh ju nga lart dhe thotë ah mor qënër dhe ju nënqesh se nuk ka gojë të flasi e ka lënë amanet ndërtimin e një teatri të ri. Mos u shqetësoni se e kam me ata që nuk janë këtu dhe nuk e dinë. Naim Frashëri u sëmur dhe humbi jetën në atë skenë si rezultat i ftomës që nuk e ndali dot të vazhdonte dhe të rrinte atje, këtë e thonë të gjithë. Këta njerëz shkruan vetë publikisht ku me nënqeshje….. (ndërpritet nga Kujtim Gjuzi)

Në këtë korruptohet gjithkush po vetëm Luli dhe Monika janë aty për të luftuar sëbashku me dramaturgun plak dhe me komedianin në zyrën e presidentit. Këta janë njerëzit që do na shpëtojnë nga korrupsioni.

Të shplash teatrin sa në breg dhe sa në kodër me shtëpi që nuk numërohen je në barrikadat e qëndresës.

Lulzim Basha është një artist i lindur për ti dhënë asaj shpirtin shekspirian. Si mund ta them për Ilir Metën që është gati ti vërë ballin Kushtetutës.

Çfarë na kanë dhënë këta? Shyqyr që nuk qe nevoja ta kthenim edhe atë sallë në spital. Se aty mund të kishim përballuar koronën por pacientëve do ja kishte ngrënë veshin miu se ngrënia e veshit atje vlen si rezultat i bashkimit të minjve në revoltë.

Ku kishte për minjtë e Tiranës vend më perfekt. Në cilin vend në botë ishte njëlloj si artisti i popullit. Artisti i popullit recitonte, luante dramën e madhe të shoqërisë, miu lëvizte në këmbët e tij dhe i bënte karshillëk figurantëve të tjerë të kopesë së minjve poshtë këmbëve të spektatorëve. O do i hanin veshin ndonjë pacienti ose do i kapte ftoma”, deklaroi Rama.  /abcnews.al