Kryeministri Edi Rama, deklaroi se masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duhet të respektohen për dy arsye shumë të rëndësishme sipas tij.
Kryeministri theksoi se është më rëndësi të respektohen masat për të ruajtur shëndetin, por edhe për të parandaluar një mbyllje të dytë.
“Kjo e sotmja është përpjekje e shtuar për të realizuar një qëllim me 2 objektiva. –Të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm, në mënyrë që të mbrojmë ata që janë më të dobët. Të mbrojmë sistemin nga një mbingarkesë që mund ta bënte të pamundur shërbimin.
–Objektivi tjetër për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër e cila po tmerron të gjithë botën. Që nga presidenti i Francës i cili tha hapur që Franca nuk përballon dot një mbyllje tjetër.
Politika e vendosje së maskës ka ndryshuar në dinamike. Ne nuk bëjmë përjashtim, përkundrazi, ne jemi përpjekur të jemi nxënës të mirë të zërave dhe burimeve më autoritare të botës. Ne kemi pasur fatin, që kemi pasur në dispozicion një skuadër ekspertësh që janë të nivelit të lartë kombëtar. Duke mësuar, dëgjuar ne jemi përshtatur. Sot vendosja e detyruar e maskës vijon të krijojë polemika, në Evropë dhe Amerikë”.
Armiku i padukshëm është në ofensivën e tij të dytë shumë dhe më Agresiv. Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’ju themi përsëri njerëzve rrini në shtëpi. Nuk duam t’ju themi tyre që lëvizin dhe lëvizjen e kanë pjesë të pandashme të burimeve të të ardhurave, mos lëvizni më. Nuk duam të mbyllim shkollat e t’i themi studentët që edhe këtë vit rrini në shtëpi. Por si mund t’i bashkojmë dëshirën dhe domosdoshmërinë për tu mbyllur me domosdoshmërinë për tu mbytur.
Duan që COVID-in ta vrasi shtet me çifte apo më keq akoma duan të jetojnë syhapur dhe të shohin vetëm atë që duan të shohin. Po kërkohet thjesht të ruajnë distancën dhe të mos e provokojnë armikun e padukshme i cili në rast se t gjen të dobi të sakaton.
Çdo pyll ka derrat e vet, çdo popull ka injorantët dhe delirantët e vet dhe çdo shtet ka nevojë për rregulla.
Ashtu sikundër maska krahasohet me të drejtë nga një editorial i mediave të huaja, me taksën. Editoriali theksonte se të paktë janë ata që taksat i paguajnë me dëshirë. Pjesa tjetër i paguan nga frika ose se kështu bëjnë të gjithë.
Pra në rastin e maskës , ajo nuk duhet të mbahet me detyrim, nga frika., Unë kur dal dhe e vë nuk ndjehem i lumtur, por i bezdisu, dhe nuk e vë nga frika se do të më ndalojë policia në rrugë, por sepse është detyrim thelbësor njerëzor dhe qytetar, për të mos u bërë shkak që të tjerët të marrin infeksionin në rast se e marr unë, por edhe për të kontribuar që të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.
/abcnews.al/

