Kryeministri Rama u takua në Itali me homologun e tij Conte, ku e cilësoi mos hapjen e negociatave dobësi dhe paaftësi të BE-së per të mbajtur premtimet. Kryeministri italian tha se BE bëri një gabim historik.
Dy javë pasi u takuan në Tiranë, Edi Rama dhe Xhuzepe Konte diskutuan në Romë mbi persektivën Evropiane të Shqiperisë. Kryeministri shqiptar e quajti dobësi nga ana e unionit, mbylljen e deres per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Italian shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Ballkanit dhe kritikoi vendimin e liderëve të BE.
Conte: “Mos hapja e negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ishte një gabim historik. Ia thashë Ramës dhe po e them dhe për popullin shqiptar se integrimi europian është rruga më e mirë dhe e vetme që populli i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të integrohet në Bashkimin Europian.”
Rama tha se Shqipëri do të kryejë reformën zgjedhore ndërsa nga Italia njoftoi se do të marrë ndihmë për paketën anti krim e anti korrupsion që qeveria po përgatit. /ABC news Albania 24/7