Kryeministri Edi Rama ka nisur paralelisht nga Vlora me protestën e opozitës në Tiranë, takimin për Bashkinë që duam në sheshin e Flamurit.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë ka folur për ndryshimin mes qeverisë së tij dhe opozitës kur ajo ishte në pushtet, duke nisur me ndryshimin nga ky qytet.
“Kush është ndryshimi? Është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje, ku nuk gjeje dot nga të hyje nëse kishte rënë nata. Vlora dje ishte vendi i errësirës, ku të gjithë kalonin për të mos ndaluar familjet nuk kishin një rrugë, s’kishte shpresë, s’kishte pëerspektive se Vlora ishte braktisur se ata që janë sot mbledhur për të përsëritur të njëjtin avaz e kishin braktisur Vlorën njëhërë e përgjithmonë, por sot Vlora dhe Shqipëria kanë zot, kanë shumë për të bërë akoma por kanë sigurinë se janë në rrugën e duhur.
Pyeteni të gjithë ata që merren me biznes në Vlorë apo Shqipëri sa taksa paguanin deri dje dhe sa taksa paguajnë sot, pyetini sa konsum kishte deri dje dhe dhe sa ka sot dhe pyetini për librat e fëmijeve që janë falas sot dhe falas do jënë deri ën klasën e 9. Pyetini çiftet e reja sa është bonusi për bebet sa ishte deri dje, është tetëfishuar për bebet”.
Nga Vlora ai foli edhë për protestën e studentëve, ku sipas Ramës ata i vunë vijën e kuqe politikës dhe nuk lejuan opozitën politike, ndërsa premtoi pastrimin e universitetve nga pedagogë sharlatanë.
“Studentët vunë vijën e kuqe që opozita politike nuk kishte vend në protestën e tyre dhe s’donin t’i shihnin bojën. Pastrimi i universitetve nga pedagogë sharlatanë”.
Rama premtoi gjithashtu se në 4 vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën më shumë se 4 vitet që po përfundojnë, pasi sipas tij PS dhe populli i ndeshëm janë aleatë. /abcnews.al