Rama në Kavajë: Në 25 prill shqiptarët do të vendosin të shkojnë përpara

schedule16:05 - 1 Prill, 2021

schedule 16:05 - 1 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimin me anëtarët e Partisë Socialiste në Kavajë.

Rama e nisi fjalën e tij me akuza ndaj palës kundërshtare duke theksuar se sado mundësi t’i jepen nuk do të bëjnë asgjë tjetër veçse do të shkatërrojnë vendin.

“Sot i vetmi ndryshim që pashë ishte një pallat mbi lulishte në qendër të Kavajës. Pra pavarësisht se sa kohë ju lë në detyrë do të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë. Më shumë do të prishin punë se sa do të rregullojnë”, tha Rama, duke shtuar se në 25 prill shqiptarët do të vendosin të shkojnë përpara.

Gjithashtu në këtë takim edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi me kritika ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, duke u shprehur se është politikani që mbahet mend vetëm për gjumin.

Ai gjithashtu tha se Kavaja është e njerëzve që punojnë të cilët i kanë varur shpresat tek njerëzit që punojnë për të ardhmen e vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!