Rama takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, Soreca: Sot spitalet janë më mirë se 1 vit më parë

schedule18:06 - 12 Maj, 2021

schedule 18:06 - 12 Maj, 2021

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, në amfiteatrin tek Liqenit te Tiranës.

Po ashtu në këtë takim është mbajtur një minutë heshtje në nder të mjekëve të cilët kanë humbur jetën në luftë me Covid-19.

Gjatë fjalës së tij ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se infermierët qëndruan në krye të detyrës në luftën me Covid-19.

“Ata vazhduan të ishin në luftë me koronavirusim. Falënderoj të gjithë infermierët në spitalet Covid, shpreh vlerësimin tim për të gjithë infermierët që ishin në frontin e parë. Nëse ka një mësim që duhet nxjerrë është se funksionimi i shëndetit komunitar ishte thelbësor për të parandaluar për hapjen e Covid-19.

Infermierët u bërë ura për të parandaluar këtë përhapje. Ne jemi të vetëdijshme që duhet punuar për përmirësimin e kushteve të punës. Sot spitalet shqiptare janë më mirë se një vit më parë. Jemi të kënaqur që BE ka ofruar vaksina nga Pfizer dhe do të vazhdojmë thuajse çdo javë të sjellim vaksina. Shqipëria përfiton edhe nga projektet rajonale mbi emergjencat shëndetësore të BE. Ne si BE qëndruam krah Shqipërisë dhe banorëve të saj”, tha Soreca.

Gjithashtu ai theksoi se Bashkimi Europian dhe Shqipëria kanë nevojë t’i japin fund kësaj pandemie për t’i dhënë formë një të ardhmeje të re.

“Të gjithë së bashku duhet ta kalojmë këtë krizë për të ofruar një të ardhme të re për qytetarët”, shtoi më tej Soreca.

“Është  e rëndësishme që ne të njohim kontributin e infermierëve sidomos në kontributin e pandemisë. Është shumë prekëse të shohim se shumë nga kolegët tanë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19”, është shprehur përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub.

“Dita Botërore e Infermierëve. Me infermierët nga e gjithë Shqipëria, në këtë ditë të veçantë për ata që janë zemra e sistemit tonë shëndetësor”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook” bashkangjitur videos së publikuar.

/abcnews.al/