Rama takim me gra dhe vajza në Elbasan: Basha ishte “lule” në krahasim me këtë “lulushin” që keni ju këtu

schedule19:01 - 27 Prill, 2023

schedule 19:01 - 27 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në qytetin e Elbasanit dhe ndër të tjera foli edhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.

Rama tha se mendonte se Basha ishte kulmi, por ai është shumë më i vërtetë dhe më serioz se Boçi.

Ai e cilësoi atë si një aktor i një filmi, i cili përdoret nga regjisorë dhe producentë për llogari të këtyre të fundit.

“Më besoni që unë mendoja që Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa ështe ora, por Luli është  shumë më i vërtetë dhe më serioz se sa “lulushi” që keni ju këtu.

Unë nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur ndonjë kandidat që e ka nisur me një skenë filmi. Ai i cili do të sillte 400 milion euro këtu në Elbasan dhe një konsulent dhe firmosi marrëveshjen, dhe aty thuhet kryetari i ri i Bashkisë, një post që nuk ekziston.

Më e bukura është se asnjëri nuk është kryetari dhe as tjetri nuk është konsulenti, të dy gënjejnë.

Është artist më heq mallin e Lulit, hapi i dyti që bën është Elbasani është një qendër xhirimi, do të bëjmë për të xhiruar skena filmi, do ta bëjë Elbasanin Kinostudio.

Do u drejtohem grave dhe vajzave të Elbasan që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve të Elbasanit, si mund t’i lejoni burrat tuaj të dalin nga shtëpia në datën 14 dhe të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin shesh xhirimi dhe “Like Floririt”.

Këta e duan Elbasanit për ta marrë peng politikisht, për t’i rezistuar drejtësisë” tha Rama.r.t/abcnews.al