Rama takim me banorët e Laçit: Do të ndërtojmë 150 apartamente të reja

schedule16:08 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 16:08 - 11 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama ishte në Laç, ku një bllok pallatesh do të shembet, dhe do të ndërtohen 150 apartamente të reja. Rama u takua me banorët, të cilët shprehën shqetësim për fatin e tyre, por biseda me kryeministrin, u mbizotërua nga batutat e këtij të fundit.

Në Laç, kryeministri Rama u përball me kërkesën e qytetarëve se do ta marrin nga godinat e reja po atë sipërfaqë shtëpie që humbën nga tërmeti.

Padurimi i banorëve për ndërtimet e reja, është e lartë. Kryeministri me kamerën e tij që e ndiqte, hyri dhe brenda kësaj makine.

Në ndihmë thirri asistenten e tij.

Për të folur shtruar, u ul në një prej lokaleve të qytetit….ku u kujdes të tregonte se nuk kishte frikë nga askush.

Laçjanëve ju foli në dialektin e tyre.

Forcën e vendimeve të tij, e tregoi edhe ndaj këtij pronari të ligjshëm vile.

Batutat ishin më të shumta se sa përgjigjet mbi fatin e objektve të prishura.

Dorëzohet përballë debatit me gratë.

Në Laç të shembet i gjithë blloku me 150 apartamente të dala jashtë përdorimit dhe do të ndërtohet një lagje e re për të gjitha familjet e prekura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!