Pas vendimit të kreut të shtetit për të shfuqizuar datën e dekretuar prej tij për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Kryeministri Rama mbajti një takim për gati 1 orë e 30 minuta me ambasadorët e vendeve të BE, të akredituar në Tiranë. Më herët diplomatët evropianë janë mbledhur sot në orën 10.00 në zyrën e ambasadorit e delegacionit të BE-së në Tiranë Luixhi Soreka dhe me pas kanë shkuar në zyrën e shefit të qeverisë, në Kryeministri./ABC News Albania 24/7