Kryministria shtroi një Iftar në emër të vëllazërisë fetare, në ditën e fundit të Ramazanit për besimtarët mysliman. Kreu i qeverisë pohoi se, besimi është një dhuratë e paçmueshme e stërgjyshërve dhe duhet mbrojtur e trashëguar si bekim për brezat e pasardhësve tanë.
“Lexo dhe hiq dorë nga dhuna në islam”. Këto dy urdhëresa, Kryeministri Edi Rama i ndau me të ftuarit për Iftarin e organizuar në ditën e fundit të agjerimit për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“këto dy urdhëresa nuk i vlejnë vetëm muslimanëve apo edhe të krishterëve, po kujtdo, kudo, kurdo, ashtu sikundër, sofra e iftarit këtu në Shqipëri, nuk është një hapësirë ekskluzive për vetëm ata që agjërojnë, po e kujtdo, kudo e kurdo që merr një ftesë a bën një ftesë, në emër të parimit të madh të dashurisë”.
ISIS është drejt fundit të tij, theksoi shefi i qeverisë, ku pre kanë rënë edhe vetë obkjtet e shenjta dhe sinagogët.
“Nga vandalët e errësirës ku ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizmi i injorancës së shoqërisë së konsumit, dhe i politikës së konsumit. Duhet mbrojtur ashtu siç thonë dy urdhëresat, hiq dorë nga dhuna në Islam dhe lexo!
Çka ISIS u ofronte idhtarëve të tij ishte vuajtje dhe vdekje. ISIS po vdes edhe vetë më në fund, por mbetet i gjallë e i fortë mesazhi i qartësisë së akullt kriminale: Të godasim, në përçmim të plotë të jetës, të jetës si e tillë në vetvete, në çdo vend dhe në çdo kohë. Fryma shkatërruese e asaj mortjeje u tregoi syhapurve, se dhuna në Islam nuk bën dallim mes kishave, xhamive e sinagogave dhe se vetë Islami, po aq sa krishterimi dhe judaizmi, është viktimë e njëjtë, e barabartë e kësaj dhune në islam”.
Në fund Rama e mbylli me vargjet e poemes së She Adem Rada, e shkuar në fillim të shekullit të 20
“O Shqipni lulja xhenetit
Për Krishtit e Muhametit
As keni mendu ju a të mjerë
Ky yll kjo drit se do të vij ndonjëherë?
Unë i mjeri shumë sa hoqa e u përpoqa
Mal më mal e shkrep më shkrep
Kjo ka qënë nafak prej Zotit
Por rroft e qoft kjo Shqipnija
Rroft e qoft me gjithë flamur
Për ty bëj be për syt e ballit
Zemra e jeme s’prishet kurrë!” ./abcnews.al