Rama shqiptarëve në Selanik: Së bashku do bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura

schedule12:08 - 3 Nëntor, 2024

schedule 12:08 - 3 Nëntor, 2024

SELANIK– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me shqiptarët në Selanik u pyet se sa të sigurt janë investitorët e huaj në vendin tonë.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Rama u shpreh se Shqipëria garanton siguri të plotë dhe një potencial të madh zhvillimi.

“Në Shqipëri investitorët e huaj janë të gjithë të sigurt dhe nuk ka asnjë problem”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, shefi i qeverisë shqiptarëve u tha shqiptarëve se së bashku “do bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”

“Ju falënderoj të gjithëve. Rëndësi ka që në të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt dhe duke iu uruar çdo të mirë të gjithëve, ju them se së bashku do bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!