Nga Erseka, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur lidhur me situatën kriminale në vend.
Teksa pranoi se në vend ndodhin krime, ai theksoi se në Shqipërinë e këtij viti kemi pasur numrin më të ulët të vrasjeve gjatë 32 viteve.
Edi Rama: Shqipëria vërtet ka vrasje, por sot Shqipëria e këtij viti ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj shumë mirë që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne kemi shumë për të bërë sepse i kemi rritur mundësitë, kemi rritur ekonominë dhe pagat, por dhe të tjerët rriten nuk rrinë në vend.
Kryeministri pranoi se edhe ata (mazhoranca) kanë bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve do të thotë që ose je totalisht i verbuar nga urrejtja, ose je totalisht i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën.
Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me dje, theksoi Rama.
Edi Rama: Ka korrupsion në Shqipëri, por ishte deri para 5-6 vjetëve, ndoshta dhe më pak. Duhet të shkonit të mbanit radhë në shi dhe diell për të paguar faturën e energjisë, rinit nëpër sportele për të marrë një certifikatë. Sot Shqipëria, jo duke e thënë unë, por me atë që thotë raporti i zhvillimit të shërbimeve publike digjitale është vendi i 8 në Evropë për shërbimet publike digjitale./Abcnews.al/