Rama: Shpresoj që PD të mos përfundojë ta bëjë mitingun e mbylljes te “Shefqet Ndroqi”

schedule12:01 - 28 Mars, 2021

schedule 12:01 - 28 Mars, 2021

Në fund të fjalës së tij para nënshkrimit të kontratave për 10 familjet e Kombinatit që do të futen në banesë të re, kryeministri Edi Rama thumboi partinë Demokratike në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës. Ai u shpreh se shpreson që mitingun mbyllës, PD të mos përfundojnë duke e bërë te Shefqet Ndroqi.

“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi. Fëmijët nuk votojnë, prandaj të rriturit kanë detyrimin e dyfishtë të votojnë për veten dhe fëmijët që u duhen shkolla si ato që po ndërtojmë ne.

Nuk u duhen shkolla që lëvizin sa fryn era dhe iu futet uji brenda, Nuk kanë derë dhe nuk kanë xhama. U zgjata pak jashtë planit por jam i frymëzuar sot pasi sot është një ditë shumë e bukur për mua. Nuk kënaqësi më të madhe se sa të mendosh se ke pasur një kontribut në lehtësimin  për shumë gjyshër dhe gjyshe”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!