Opozita po mban tubimin e 5-të kombëtar, ku këtë herë po mbahet një marshim protestë i cili ka nisur nga Kryeministria. Pasi Basha mbajti fjalën e tij i ftoi të pranishmit ta ndiqnin për në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas largimit të qytetarëve të cilët ndodheshin para Kryeministrisë, në muret e këtij institucioni me një projektor u “sulmuan” me mesazhe të titla si: “Qeveria krimit”, “Kriminel”; “Nuk të do Veriu, nuk të do Jugu, nuk të do Shqipëria”, “Rama shporru”. Por përveç mesazheve në muret e Kryeministrisë janë shfaqur edhe foto të personave të përfshirë në aktivitet kriminale, ku sipas PD-së ata janë mbështetës të Edi Ramës. Në mesin e fotove të personave ishte edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri./abcnews.al
“Rama shporru”, fotoja e Tahirit në muret e Kryeministrisë
schedule20:47 - 13 Maj, 2019
schedule 20:47 - 13 Maj, 2019