Rama “shmang” Lelin, ndjek nga afër punimet në Vlorë

schedule20:09 - 25 Qershor, 2021

schedule 20:09 - 25 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Vlorë, ku ka ndjekur nga afër punimet në Kume.

Në mungesë të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli, Rama është shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë së Vlorës Afrim Qendro dhe deputeti i zgjedhur i PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

“Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

 

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!