Kryeministri Edi Rama është pritur me revolta nga të rinjtë e PD-së të cilët janë bërë bashkë përballë shkollës ku fillon sot procesi i vaksinimit, që ndodhet pranë selisë së Partisë Demokratike.
“Rama ik” janë thirrjet që dëgjohen nga të rinjtë gjatë momentit kur kryeministri zbret nga automjeti për t’ju drejtuar ambienteve të shkollës.
Ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim thirrjet kundër tij kanë vijuar nga të rinjtë.
Kujtojmë se ditën e djeshme pati përplasje në ambientet e FRD-së , mes Presidentit të Republikës Ilir Meta me Policinë Bashkiake, pasi kjo e fundit kërkonte largimin nga zyrat të kësaj force politike.
/abcnews.al/