Rama: Shengeni Rajonal domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona

schedule17:05 - 23 Qershor, 2021

schedule 17:05 - 23 Qershor, 2021

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama foli edhe për Minishengenin Rajonal.

Lexo edhe: Negociatat u shtyn, Rama: Bashkimi Europian dështoi, por jeta vazhdon, do shkrijmë kufijtë

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Minishengeni Rajonal nuk është një alternativë e krijuar nga Bashkimi Europian, por sipas tij është një domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive , të ardhmen e fëmijëve si edhe të realizimit të paqes në këto shtete.

Lexo edhe: Zaev konferencë me Ramën: Mosçelja e negociatave, dështim i politikave të BE për zgjerim

Më tej ai u shpreh se është e pamundur që të duash të bëhesh pjesë e BE dhe nga ana tjetër vendet të qëndrojnë kundër njëri-tjetrit.

Ndërsa theksoi se për aq kohë se kërkohet integrimi në BE, sipas tij duhet domosdoshmëri që të merren me lëvizjen e lirë brenda përbrenda rajonit.

“Shengeni Rajonal siç e quaj unë nuk është alternativë e BE, po domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, e fëmijëve tanë dhe e paqes së sigurt në këtë zonë. Kush ngatërron Shengenin Rajonal, pra zbatimin e 4 lirive të BE me një alternative të vetë BE-së, ose nuk kupton ose nuk do të kuptojë. Është absurde të mendosh se duke qenë se ne të gjithë duam të jemi pjesë e BE të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit.

Është absurde të mendosh se duke qenë se duam të bëhemi shtete anëtare të BE atëherë nuk duhet të merremi me lëvizjen e lirë brenda përbrenda rajonit tonë.

Për ata që nuk kuptojnë do të vazhdojmë të shpjegojmë ndërsa për ata që nuk duan të kuptojnë do t’i lëmë në botën e tyre”, tha Rama./abcnews.al/