Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje kryet të PD, Lulzim Bashës për t’u ulur në tryezë.
Teksa Basha tha dje se nuk është koha për politike, Rama theksoi se nuk e kupton qasjen e tij refuzuese dhe se “Politika është instrumet për të bërë mrekullia”.
“Nuk e kuptoj dot atë që edhe forcat politike të ulen në një tryezë. Është koha që realisht të reflektohet për këtë, kjo nuk është as politike, sepse politika ka lindur për këtë që njerëzit së bashku të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhenn mirë apo fare kur janë vetëm. Politika është instrumet për të bërë mrekullia. Dhe nga ana tjetër nuk e kuptoj dot që të ulen në treyzë përfaqasisa e zgjedhur e këtij vendi qenka propagandë. Propagandë është të lesh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë dhe ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve. Nuk dua të bëj asnjë polemikë, por edhe njëherë tjetër unë i bëj thirrje Lulzim Bashës, opozitës që të mos ia kursejë këtë nevojë popullit shqiptar, nuk po e kërkoj këtë gjë për mua. Thirrja ime është edhe njëherë që të mos humbasim kohë, dhe të mos ua kursejmë njerëzve. E kam parë me kënaqësi dhe e kam përshëndetur me respekt një mesazh të kryetarit të opozitës që bënte thirrje për bashkim, mirëpo nuk dua të jenë vetëm fjalët por edhe aktet, dua të besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë edhe i sinqertë. Edhe nga ana tjetër e barrikadës njerëz janë jo mostra”, tha Rama.
Po ashtu Rama u ndal edhe mediat në raportimin e kësja situate, ku sipas tij ministria e Brendshme ka qenë zero në rolin e saj në luftën kundër sulmit kibernetik dhe lajmeve të rreme.
“Një dobësi e papranueshme e luftës kundër sulmit kibernetitik. Kapacitet zerp për të reaguar ndaj sulmve, e gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme, është një dnër pikat që duhet mbajtur shënim. Krimi kibernetik është një shqetësim shumë i madh”, tha kryeministri.