Rama: Së shpejti hapim kopshtin zoologjik, destinacion për fëmijët i munguar prej shumë vitesh

schedule09:36 - 7 Nëntor, 2021

schedule 09:36 - 7 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kopshti zoologjik në Tiranë, duke njoftuar se do të hapet së shpejti për vizitorët.

Rama shprehet se ky destinacion do i japë kryeqytetit një atraksion të munguar me një cilësi shumë herë më të mirë se përpara.

“Për pak do hapë dyer edhe ky kopsht i ri zoologjik falë një projekt të bukur të Bashkisë së Tiranës. Bashkëpunim intensiv me lalin dhe stafin e bashkisë.

Për t’u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një atraksion të munguar  në shumë e shumë vite por me një cilësi shumë herë më të mirë se dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al