Rama: Shumica votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e 5 qershorit pa konsensus

schedule12:17 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:17 - 15 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter shumica parlamentare sapo ka votuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.

Rama shkruan se drafti u miratua pa konsensues pasi opozita parlamentare e kundërshton marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.

Postimi i plotë:

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!