Kryeministri Edi Rama theksoi se theksoi se Samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt këtë të hënë në Tiranë, ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër. Këtë koment ai e bëri në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Ne kemi mësuar në mënyrën e keqe por duhet të shtyjmë sepse siç thonë gjithmonë BE iu mundëson vendeve diçka që nuk e gjen në asnjë vend tjetër, që nuk e mëson në libra, dhe është mënyra se si të ndërtosh një shtet me standarte demokratike dhe institucionet. Kush mund ta mësojë këtë gjë përveç BE-së. Unë mund të them se ky samit ka qenë historik dhe me atë këndvështrim ka hapur një rrugë që do të jetë më e madhe dhe e zgjeruar vitin tjetër dhe nga ana tjetër ne duhet të bëjmë detyrat tona.
Pasi mësova në mënyrën e keqe se të dalësh në një takim me BE-në nuk ka të bëjë me atë që sa e do por gjithashtu edhe me sa kohë kanë të pranojnë një takim. Tani nuk ka të bëjë me takime, tani është të bësh detyrat e shtëpisë për vendin dhe njerëzit e vendit tënd dhe kur yjet të bëhen bashkë ne do të bëjmë dasmën e madhe. Nuk ka rëndësi…në italisht thonë çifti i faktit jo i bekuar nga një kishë por një çift, ne po shkojmë drejt kësaj dalëngadalë por në mënyrë të qëndrueshme.“, u shpreh Rama./abcnews.al