Rama rrëfen historinë me gjyshen në Pulja: Italia ishte ëndërr për ne, sot s’na shihni si njerëz të dyshimtë

schedule09:58 - 6 Mars, 2021

schedule 09:58 - 6 Mars, 2021

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet në Itali për të kujtuar eksodin e emigrimit të shqiptarëve. Kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore në Pulja me prezencë të ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Rama u shpreh se Italia ishte dikur ëndërr për shqiptarët, ndërsa ndau edhe historinë e tij me gjyshen, e cila i ka mësuar italishten dhe se si shihnin fshehurazi Rain. Kryeministri theksoi se në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra dhe se shqiptarët nuk shihen më në Itali si njerëz të dyshimtë. Gjithashtu Rama ka vlerësuar mbështetjen dhe mikprtjen që italianët treguan ndaj shqiptarëve në atë periudhë të vështirë.

“Duket një histori sikur ka ndodhur 1000 vjet para. Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pse ne vinim nga tepër larg. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshme është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe sot ata janë pjesë e përbërëse e kësaj shoqëria. Janë gati gjysmë milioni, janë mijëra studentë dhe më në fund jo sot, nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë dhe më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është e të kaltërve tanë. Në atë kohë nuk mund të kapnin Rain në Tiranë se ishin zhurmueist. Ne ishim të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain dhe iknim nga plazhi për të parë lajmet në televizor.

Ishim fëmijë që shikonim lajmet. Më pas ndodhi kjo situatë me ballafaqimin e realitetit të Italisë. Ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra. Në atë kohë ne vuanim nga ideja që na shikonim si të dyshimtë. Nuk do harroj kurrë një lajm, ishte një gazetar ku kishte ndodhur një vrasje dhe thoshte nuk ka gjurmë të vrasësit por ka shumë të ngjarë që ta ketë bërë një shqiptar. Kjo na bënte ta vuanim shumë. Kjo është në të kaluarën. Në anën tjetër ka ndodhur një histori integrimi dhe mikpritje”, tha Rama.

Kryetarit i Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin “Rrënja e Pulias” në ceremoninë përkujtimore. g.v/abcnews.al