Rama: Rinasi thyen rekord. Kryeministri: Vetëm në një ditë 40 mijë turistë. 1.2 milion në total

schedule09:23 - 2 Gusht, 2024

schedule 09:23 - 2 Gusht, 2024

Nga Dhërmiu, ku ka nisur pushimet e kësaj verë, kryeministri Rama herët në mëngjes ndau shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë, për detin dhe jo vetëm. Numërat i përkasin të dhënave të hyrjeve në Shqipëri vetëm nga aeroporti Nënë Tereza dhe kufiri i Morinës.

“Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë. E dini sa më shumë se sa vjet? Mbi 350 mijë më shumë. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme: 44 mijë! Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, njëvolum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë”

Sipas asaj që thotë Rama, Shqipëria është kthyer në vendin e parë të hyrjeve, në rajon, duke spostuar dhe airoportin e Beograditë, që historikisht ka domonuar në Ballkan, sa i përket flukeseve hyrëse.

Rama ëstë ndalur dhe tek pikëpyetjet që shpesh janë për shqiptarët e Kosovës. Shifrat e hyrjeve në Morinë, tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar.

“Ajo teoria keqdashëse e përhapur këtë sezon me teori të tjetra për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka. Është e habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona t’i gëzohet suksesit të Shqipërisë, po kjo dihet. Megjithatë shyqyr që është një pjesë që zvogëlohet krahasimisht me Shqipërinë që rritet e forcohet. Madje jo vetëm kaq, po për disa është për të thënë shyqyr që i kemi, tamam si atë hudhrat në dyert e shtëpive, që e mbrojnë vendin nga syri i keq”

Në fund, kreu i qeverisë thotë se po mbëhet shënim çdo e dhënë gjatë këtij sezoni tursitik, për të koruigjuar çdo gabim për verën e ardhshme, jo vetëm në shifra, por dhe për të rritur cilësin e të bërit turizëm në Shqipërinë bregdetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!