Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ‘replikë’ me ndjekësit: Shqipëria po bëhet, llumi do të pastrohet më 11 maj

schedule14:03 - 2 Shkurt, 2025

schedule 14:03 - 2 Shkurt, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur ndjekësve në rrjetin social “Facebook”. Ai theksoi se se ndryshimet në vend janë reale dhe Shqipëria po ngjitet çdo ditë në nivelin që i takon të jetë.

Ai pohoi se pas 11 majit, Shqipëria do të “pastrohet” edhe më tej nga “kanalet dhe nga portalet e llumit”. Shefi i qeverisë u kërkoi qytetarëve të kenë besim duke thënë se vendi ka hyrë në rrugën e transformimit.

“Shqipëria po bëhet, ndryshimet janë reale, faktet janë të gjitha atje, ku janë njerëzit e punës, sipërmarrjet, ku është jeta e përditshme që nuk shihet nga kanalet dhe nga portalet e llumit, se ka dhe llum patjetër. Ka akoma, por edhe llumi po pastrohet kudo ku është, dhe do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj, ndaj kini besim Shqipëria po bëhet”, pohoi kryeministri Rama.

Gjatë replikës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama theksoi se agroturizmi në Shqipëri është tashmë një industri e lehtë reale dhe jo fantazi.

“Ndërsa ty Rita të them thjeshtë se agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, por është një industri e lehtë reale, e cila po krijohet duke treguar përditë se si shpërblehet investimi dhe në fshatin më të largët. Po ta shikosh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve, ashtu është: këtu vdesin për bukë dhe vriten rrugëve. Çdo vit vijnë me miliona “budallenj” nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo, është më e lirë se sa andej nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore. Mirë këta që vijnë, por janë edhe ata që ulen me ne për ta negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030, që janë “çmendur” fare, ata kanë “rrjedhur” krejt. Duan të fusin në BE një “narkoregjim”, ku është ngjallur Enveri, siç thotë Ligori dhe qeveria vjedh popullin dhe populli ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bukë”, theksoi Rama.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!