Rama: Reagimi i Bashës pas ftesës sime i nxituar, kërcënimet tregojnë humbje të busullës!

schedule17:13 - 30 Korrik, 2020

schedule 17:13 - 30 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se reagimi i tij ndaj ftesës ishte i nxituar.

Rama ndër të tjera ka theksuar se kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës!

Ndër të tjera shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se Basha 5 qershori e ka aty top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!

LEXO EDHE:Basha i përgjigjet Ramës: Po ta them prerë dhe shkurt, vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg

“Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.

Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!