Rama qesëndis programin e PD-së: Unë s’di gjë, por ata do të bëjnë sauna, pishina, SPA

schedule10:01 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:01 - 6 Shkurt, 2021

Kryeministri Rama nuk humb asnjëherë shansin që të ironizojë programin e Partisë Demokratike. Sëfundmi ai ishte në Gjirokastër ku gjatë bashkëbisedimit me një mjeke qesëndisi mjaft programin e Bashës.

Mjekja, e zhvendosur nga Tirana në Gjirokastër e pyeti Ramën nëse kategoria e saj mund të përfitonte bonus qiraje, por kryeministri tha me ironi se për këtë nuk kishte ende një përgjigje dhe se vetëm programi i PD-së mund të adresonte diçka të tillë.

Gjatë bashkëbisedimit me një mjeke që punon në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ironizoi programin e Partisë Demokratike.

“S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPA, që do të ndërtohet sipas programit”, tha Rama. /abcnews.al