Rama: Që nga viti 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh

schedule09:41 - 21 Mars, 2022

schedule 09:41 - 21 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ka paralelizuar taksat e vendit tonë me ato të vendeve të rajonit. Kreu i qeverisë, shkruan se që nga viti 2014 vendi ynë ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh.

“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”shkruan kryeministri.

Kriza e çmimeve javët e fundit ka sjellë një debat lidhur me çështjen e taksave në vend. Prej ditësh protestuesit përpara Kryeministrisë kërkuan nga qeveria heqjen e taksës së karburantit dhe uljes së disa të tjerave për të menaxhuar situatën. Sakaq, Rama në të gjitha daljet e tij publike argumentoi se asnjë taksë nuk do të hiqet. /abcnews.al