Rama publikon shifrat: 8.5 milionë turistë deri në gusht. Statistikat në rritje, super promovim për Shqipërinë

schedule14:07 - 14 Shtator, 2024

schedule 14:07 - 14 Shtator, 2024

Rreth 8.5 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë nga Janari deri në Gusht të këtij viti. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se këto përkthehen në një super promovim për vendin. Ai thotë se përveç rritjes së numrit, është zgjeruar edhe harta gjeografike nga vijnë turistët e huaj.

“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë.”, shkruan Rama.

/abcnews.al