Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social FB projektin e një terminali modern autobusësh që do të ndërtohet në Farkë, i quajtur Terminali Lindor i Tiranës.
Kryeministri shoqëron videon me një shënim ku bën të ditur se ai do të jetë një stacion modern i autobusëve të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtarë. Sipas Ramës, projekti pritet të përfundojë brenda vitin 2019.
Në këtë terminal, për të cilin ka folur më herët edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, do të jetë stacioni i qendrimit dhe nisjes së autobuseve që udhëtojnë drejt qyteteve te juglindjes se vendit si dhe drejt shteteve fqinje ne te njejtin drejtim, Greqise apo Maqedonise.
Bashkia e Tiranës e ka menduar këtë terminal si një mënyrë për të disiplinuar trafikun në kryeqytet. Po ashtu shmangen skenat e shëmtuara që shkakton trafiku apo parkimi i gabuar i autobusëve si edhe ndotja e ajrit në qytet./abcnews.al