Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i shkollës “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës, duke e cilësuar atë një investim të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve në arsim.
Sipas tij, institucioni është rindërtuar me hapësira të reja arsimore, klasa moderne dhe ambiente të ngrohta, duke u ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë në një mjedis dinjitoz dhe bashkëkohor.
“Skolla e re “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës, e rilindur me hapësira të reja arsimore, klasa moderne, ambiente të ngrohta, investim që iu siguron nxënësve të mësojnë në një mjedis dinjitoz”, ka shkruar kryeministri.


