Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar pamje të një shkolle të rindërtuar.
Rama ka postuar pamje nga shkolla e mesme “Haxhi Qira” në Borizanë. Teksa shkruan se kjo shkollë u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Rama thotë se tashmë ka hapur dyert për 477 nxënësit e saj.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të rilindur, të Mesmen e Bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë, e cila pas rrënimit nga tërmeti sapo ka hapur dyert për 477 nxënës, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.
/abcnews.al