Rama publikon fotot dhe pyet ndjekësit: A e gjeni dot ku është ky qytet?

schedule18:48 - 22 Tetor, 2021

schedule 18:48 - 22 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pallatet e përfunduara në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama nuk e ka zbuluar vendndodhjen por kërkon nga komentuesit ta gjejnë se ku ndodhet ky qytet.

“A e gjeni dot ku është ky qytet?”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krah fotove. m.v/Abcnews.al