Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me ish- Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.
Krahas fotove Rama shkruan se kanë folur për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri dhe situatën në rajon.
“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama.
/abcnews.al