Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste garanton mbështetjen ndaj drejtësisë.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama u shpreh se më 11 maj, duhet të votohet mazhoranca socialiste për të bërë të mundur anëtarësimin në BE.
“Nëse ka një betejë madhore, të përditshme, më e vështira që askush nuk e ka marrë përsipër, është beteja me drejtësinë. Nëse ka sot një moment në historinë tonë, kur barazia para ligjit po synohet me vepra, është ky moment. Qysh prej 1912 kur Shqipëria krijoi shtetin e vet të pavarur, deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë. E kishin trashëguar njëri pas tjetrit, të parët e kësaj pune. Duke votuar PS, do e garantojmë këtë gjë. Ne do futemi në BE”, theksoi ai./abcnews.al