Rama: Protesta mund t’i pëlqejë Rusisë, është një nga strategjitë e saj në luftë, atje luhet fati i Evropës

schedule11:23 - 14 Mars, 2022

schedule 11:23 - 14 Mars, 2022

Protestat që po zhvillohen në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve mund t’i pëlqejnë Rusisë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditën e sotme duke theksuar se kjo është një nga strategjitë e Rusisë në luftë. Sipas Ramës qëllimi ka qenë që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta për çështje ekonomike në mënyrë që të harrohet se çfarë po bëhet në Ukrainë, ku sipas tij është në lojë fati i Evropës.

Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar krizën e energjisë, por kriza ka filluar më herët.  Në fillim te vitit të kaluar kemi kaluar deri në 550 euro për kilovatë në orë. Në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime. Po ça do bëjmë ne sikur kjo gjë të vazhdojë me muaj e vite, do dalim të hamë njëri tjetrin në rrugë?

Këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqejë Rusisë. Po mund t’i pëlqejë, sepse kjo është një nga pjesët e strategjisë së asaj në lufte. Që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta ekonomike, që të harrojnë çfarë luhet atje, atje nuk luhet fati i  Ukrainës po i  të gjithë e Evropës, luhet fati i Evropës. Nuk ka bërë vaki ai agresion që kur në skenat e evropës doli dikush tjetër në Berlin dhe sulmoi të gjithë dynjanë. Si mund të jemi ne kaq pa karakter”, tha Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!