Në rrugën që lidh Fierin me Rroskovecin, pjesë e itinerarit të axhendës së kryeministrit Rama atje, qytetarët bllokuan rrugën për disa minuta.
Mbështetësit e opozitës u grumbulluan në hyrje të qytetit ku protestuan me pankarta dhe thirrje “Rama Ik”.
Kjo situatë duket se ka ndryshuar itinerarin e kreut të qeverisë, i cili ka zgjedhur të evitojë kalimin nga ky aks.
Protestuesit janë përplasur me policinë, e cila ka tentuar t’i ndalojë ata në tubimin e tyre.
Deputetët e opozitës kanë deklaruar se protesta është paqësore dhe ata kanë të drejtë në manifestimin e tyre, por policë të veshur me skafandra dhe mburoja kanë ndaluar protestuesit me arsyetimin se nuk kanë marrë leje për tubimin. /abcnews.al