Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me ceremoni zyrtare në muzeun Ataturk.
Rama bashkë me ministrat që e shoqërojnë kanë vizituar muzeun Ataturk pas ceremonisë zyrtare të pritjes.
Më pas ai është takuar me zv. presidentin e Turqisë, Fuat Oktay. “Ankara – Me zv.Presidentin e Turqisë, Fuat Oktay, në Presidencën e Industrive të Mbrojtjes”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ndodhet në Turqi prej dy ditësh. Ditën e djeshme ai zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë Recep Tayp Erdogan./mv.abcnews.al